Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka komenbtuar fitoren 2-1 të marrë në çerekfinalen e parë të Champions League kundër Borussia Dortmund.

“Do të shkojmë në Dortmund për të fituar”, ka thënë spanjolli për BT Sport.

“Në pjesën e parë nuk jemi treguar aspak të zgjuar me topin. Pjesa e dytë ka qenë më e mirë dhe kemi patur dy ose tri raste për të shënuar të dytin ose të tretin kundër ndeshja ishte 1-0. Do të kemi një shans tjetër javën e ardhshme”.

“Borussia është një skuadër tipike e Champions League. Ata kanë luajtur për shumë vite në këtë kompeticion dhe e dinë se çfarë duhet bërë. Ne do të shkojmë atje për të shënuar”.