West Side Family ka qenë një nga grupet më të suksesshme të viteve 2000, ndërsa vijon të jetë edhe sot e kësaj dite.

Grupi i përbërë nga Dr. Flori i ndjerë, Landi dhe Miri sollën për publikun shqiptar me dhjetëra këngë të kthyera në hite, e që dëgjohen e këndohen edhe sot e kësaj dite.

Edhe pse Dr. Flori, një nga anëtarët kryesorë të grupit është ndarë nga jeta rreth 8 vite më parë, Landi dhe Miri vazhdojnë të mbajnë lart emrin e grupit dhe të kujdesen për të, por jo vetëm. Dy artistët e njohur kanë treguar se shoqëria e tyre shkonte përtej fjalës shokë.. ata ishin një familje.

Këtë e kanë treguar edhe kur Flori ishte ende në jetë, por edhe sot kur ai është ndarë nga jeta. Të dy djemtë e grupit, edhe pse kanë familjet e tyre vijojnë të kujdesen për bashkëshorten dhe dy fëmijët e Dr. Florit.

Përmes rrjeteve sociale, ata ndajnë shpeshherë momente kur janë së bashku me familjen e Florit, ndërsa edhe sot kanë shpërndarë një tjetër postim që është me të vërtetë emocionues.

Landi dhe Miri kanë shoqëruar vajzën e Dr. Florit në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, pikërisht aty ku vite më parë kanë studiuar edhe tre shokët e ngushtë. Me sa duket, edhe vajza e Doktor Florit, Kaltrina ka vendosur të ecë në gjurmët e të atit dhe të studiojë në të njëjtën shkollë si babai i saj.

Nga fotot e publikuara, duket se Kaltrina është bërë tashmë një vajzë e rritur dhe mjaft simpatike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)