Aubameyang është keqtrajtuar dhe grabitur në shtëpinë e tij. Sipas burimeve policore, raportohet se futbollisti gabonez i Barcelonës ka rënë pre e të paktën katër grabitësve të ar*atosur, të cilët i hynë në shtëpi në Castelldefels.

Policia ka relatuar vjedhjen e shtëpisë së tij këtë të hënë në mëngjes. Siç raportoi “El País”, duke cituar burime policore, të paktën katër burra shkuan deri në kopsht, kërcënuan sulmuesin gabonez me a*më zjarri, shufra hekuri dhe e goditën.

Grabitësit thuhet se kanë ikur me një Audi A3 të bardhë dhe “Mossos d’Esquadra”, që ka marrë lajmin nga gruaja e futbollistit rreth orës 1 të mëngjesit, po kërkon agresorët.

Sulmuesi 32-vjeçar, i cili mund të ndryshojë klub gjatë kësaj merkatoje vere, është futbollisti i dytë i skuadrës katalanase që brenda pak ditësh bie viktimë e një akti kri*inal.

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ishte subjekt i një vjedhjeje të një ore luksoze në afërsi të “Ciutat Esportiva” në “Sant Joan Despí”. Policia menjëherë rikuperoi orën dhe arrestoi hajdutin.