Dramë në Olympico! Roma ka fituar ndeshjen ndaj Spezias me rezultatin 4-3. Verdhekuqtë ia dolën të merrin 3 pikë me shumë emocione, pasi shënuan një supergol në minutën e 90’+2′ me Pellegrinin, pasi ishin barazuar në të 90′ nga Verde.

Ndeshja nisi mirë për kryeqytetasit, pasi shënuan të parët me Mayoral. Sulmuesi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 17′ për 1-0. Miqtë barazuan rezultatin me anë të Piccolit në minutën e 24′ për 1-1. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë ishin rezervuar emocione të forta.

Mayoral gjeti dhe golin e avantazhit në minutën e 52′ për 2-1. Spanjolli po bën mirë te Roma, ndërsa shoku i tij i skuadrës Karsdorp çoi shifrat në 3-1 pas vetëm 3 minutash. Spezia nuk u dorëzua, por reagoi mjaft mirë duke barazuar rezultatin.

Farias ngushtoi shifrat për 3-2, por goditja e madhe ishte në minutën e 90′ nga Verde. Smalling gaboi rëndë duke i falur barazimin miqve. Roma nuk u dorëzua dhe arriti të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 90’+2′ me Pellegrinin. Ky i fundit realizon një supergol duke i falur ekipit të tij 3 pikët. Kumbulla luajti si titullar 90 minuta.

Golat dhe rastet e ndeshjes i ndiqni këtu