19 prill 2022. Ndeshja e fundit ballë për ballë mes Milanit dhe Interit daton katër muaj e gjysmë më parë, ajo e gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë. 3-0 fitonin zikaltrit dhe në finale shkuan djemtë e Inzaghit.

Kuqezinjtë, megjithatë, do të ngrinin titullin një muaj më vonë. I gjithë sezoni i kaluar ishte një derbi në distanca të gjata, tani është koha për një përballje të parë, edhe pse të pjesshme.

Milani dhe Interi do të përballen të shtunën pasdite për herë të 177-të në Seria A. Bilanci është në favor të Interit: 67 fitore dhe 53 humbje. Pjesa tjetër barazime. Trend që ruhet duke analizuar sfidat në shtëpinë e Milanit: 28 me 34.

Fitorja e fundit e “Djallit” daton më 5 shkurt 2022, me dopienën e Giroud që në bilanc iu siguroi titullin të besuarve të Piolit. Një kuriozitet i parë: Milani nuk ka fituar një derbi në shtëpi që nga viti 2016. Thuajse një tjetër epokë për të parë golashënuesit: Alex, Bacca dhe Niang për triumfin 3-0. Që atëherë, tri barazime dhe tri fitore për Interin.

Siç vërehet nga “Oddschecker”, Milani dhe Interi kanë shënuar 474 gola në derbi të Serie A (226 nag Milani dhe 248 nag Interi); pothuajse 2.70 gola për ndeshje. A mund të jetë edhe e shtuna një ndeshje me mbi 2.5 gola? Bastvënësit pajtohen, hipoteza se do të realizohen të paktën tre gola është e preferuar.

Pa Lukakun dhe Ibrahimovicin, goli në këtë derbi humbet dy referenca të rëndësishme. 19 penallti të dhëna për Interin dhe Milanin në total, sezonin e kaluar (11 dhe 8 respektivisht), vetëm një për Milanin këtë sezon.

Duke folur për penalltitë, kushtojini vëmendje kartonëve të verdhë. Milani dhe Interi ishin ndër më të mirët” sezonin e kaluar, me përkatësisht 74 dhe 71 të verdhë. Por një derbi është gjithmonë derbi dhe në këtë kuptim nuk mund të presësh nerva të qeta nag lojtarët e të dyja skuadrave.