Një sfidë planetare: po flasim për derbin Milan-Inter, që do të zhvillohet të shtunën në orën 18:00, përballja numër 232 mes klubeve milaneze.

Stadiumi do të jetë i mbushur plot, me mbi 75 mijë tifozë që priten të jenë të pranishëm. Shitje të mëdha edhe për “Club 1899”, eksperienca Premium VIP në zonën hospitality për tifozët, që do të jetë gjithashtu e mbushur plot.

Nga Indonezia në Japoni, nga Trinidad dhe Tobago në Brazil, për të arritur në Kinë, Australi dhe Kanada: do të jenë më shumë se 150 vende të lidhur për ndeshjen që do të kapet nga mbi 20 telekamera.

Ndër të tjera, do të jetë i pranishëm edhe një dron, për të jetuar nga qielli të gjitha emocionet para ndeshjes. Nuk do të mungojë as Spider Cam, një telekamera speciale që inkuadron fushën, duke “fluturuar” siper stadiumit.

Edhe tribuna e rezervuar për median do të jetë e tejmbushur, me mbi 150 gazetarë të akredituar dhe 29 fotografë të kombësive të ndryshme.

Tërheqja globale e ndeshjes pasqyrohet edhe te kombësia dhe kultura e ndryshme e tifozëve që kanë blerë një biletë: nga mbi 75 mijë të pranishmëve, më shumë se 10 mijë do të shkojnë nga jashtë Italisë me rreth 145 kombësi të ndryshme të përfaqësuara.