Skenarëve të dëshirës së Kylian Mbappe për t’u larguar nga Paris Saint-Germain në merkaton e ardhshme të janarit, është përgjigjur drejtori sportiv i kampionëve francezë, Luis Campos.

“Mbappe nuk më ka thënë kurrë asgjë për dëshirën për t’u larguar në janar. Unë e mohoj këtë informacion. Nëse është i lumtur këtu, duhet ta pyesni. Kjo është një pyetje shumë serioze. E shoh duke vazhduar të punojë si një profesionist i lartë”, ka thënë ai përmes “Canal+”.

Pas ndeshjes, trajneri Galtier me pas foli: “Të dy skuadrat nuk u dorëzuan plotësisht. U pësuan shumë faulle. Sonte kishim më shumë kontroll sesa në ndeshjen e parë!” Por, ajo qe ra ne sy ishte nje shenim i tij ne fletore…

Nuk dihet nese e ka bere kastile qe te kapej nga kamerat pas akuzave te sulmuesit se deshiron te luaje ne te djathte si te kombetarja ose jo. “Kyllian thellë në të djathtë! » shkruhet ne fletoren e trajnerit te PSG.