Një tërmet me magnitudë 8.1 ballë ka tronditur Zelandën e Re dhe ishujt përreth Paqësorit, tërmet që ishte 10km në thellësi. Pas tërmetit u dha alarmi për tsunami në të gjithë zonën e Paqësorit, por për fat nuk pati asnjë problem dhe gjithçka iu rikthye shpejt normalitetit.

Alarmi për tsunami përfshiu Australinë, ishujt Hawai e ato Fixhi, Samoa deri në Amerikën Latine, shtetet që lagën nga Paqësori si Ekuador, Kolumbi e Kosta Rika. Në farkun kohor të pak orëve, në atë zonë u regjistruan 3 tërmete të mëdhenj: I pari 6.9 ballë, i dyti 7.1 ballë dhe në fund ai 8.1 ballë.

Në Zelandën e Re u dha alarmi për t’u evakuar të gjithë personat nga plazhet dhe të mos dilet në rrugë, për të evituar trafikun. U parashikuan dallgë me lartësi 1-3 metra, por për fat nuk pati asnjë dëm apo viktimë.