Merkato televizive ka qenë shumë e nxehtë këtë vit, teksa kanë ndodhur disa ndryshime përgjatë kësaj vere.

Një ndër lëvizjet e bujshme që përflitet gjatë këtyre ditëve të fundit është edhe ajo e Drini Zeqos, gazetarit dhe folësit të lajmeve në TV Klan.

Prej disa vitesh pjesë e këtij televizioni, Drini ka spikatur për profesionalizmin e tij qoftë si gazetar, por edhe si moderator programesh të ndryshme e folës lajmesh.

Por duket se gazetari i njohur ka vendosur t’i hyjë një rrugëtimi të ri, duke u shkëputur nga media ku jemi mësuar ta shohim.

Largimin nga TV Klan e ka konfirmuar vetë Drini, përmes rrjeteve sociale. Në Instagram ai ka shpërndarë një lajm që kishte në thelb projektet e reja të tij.

Edhe pse Drini ende nuk ka thënë asgjë se ku do ta shohim në vijim, prej disa ditësh përflitet se ai do të zërë vendin e Blendi Salaj-t në emisionin e mëngjesit në A2.

Megjithatë, jemi ende në pritje të një konfirmimi nga vetë Zeqo, i cili po i mban në ankth të gjithë.