Drini Zeqo konfirmoi pak ditë më parë se nga ky sezon nuk do ta shohim më duke dhënë lajmet në TV Klan, por në emisionin e mëngjesit në A2 Cnn krah Aulona Mingës.

Një ndryshim i madh ky për gazetarin shqiptar, të cilin prej disa vitesh ishte mësuar ta shihnim në edicionet e lajmeve.

Duket se ky pozicion i ri po i pëlqen Drinit ende pa nisur, teksa ai dëshiron të dijë edhe mendimin e vajzave për këtë lëvizje të madhe që ka vendosur të bëjë në karrierën e tij.

Kështu, në një bisedë virtuale të zhvilluar së fundmi nga Ori Nebiaj në rrjetet e saj sociale me ndjekësit e saj, një pyetje ka ardhur edhe nga Drini, që e ka ‘ngacmuar’ bukuroshen e televizionit lidhur me djemtë që janë pjesë e medias.

Gazetari e pyet nëse Orit i pëlqejnë më shumë çunat që japin lajmet apo ata që bëjnë emisione mëngjesi, duke e lidhur kështu me dy rolet që Drini ka pasur dhe do të ketë tashmë në media.

Sakaq, në përgjigjen e saj, Ori i uron vetëm suksese Drinit në rrugëtimin e ri. ‘Hahahah suksese me mëngjesin yll’ – i shkruan moderatorja e njohur, që nga sot e tutje do ta shohim në Përputhen.