Gazetari dhe moderatori i njohur i lajmeve është larguar prej disa javësh nga Tv Klan, teksa edhe pse ende nuk e ka zyrtarizuar përmes një komunikimi zyrtar (statuset klishe) kalimin e tij tek ‘A2 CNN’, postimet e tij na bëjnë ta kuptojmë këtë gjë, ndërsa ka nisur të përdorë hashtagun #a2cnn.
Disa ditë më parë ai publikonte disa foto nga zyrat e reja, ndërsa më pas edhe foto të koleges së tij të re, Aulona Minga.
Nga postimet e tij kuptohet se ai do të jetë në krah të Aulonës në emisionin e mëngjesit, duke zënë vendin e Blendi Salaj, i cili ka kaluar në Top Channel.
E këtë e ‘konfirmon’ edhe vetë Drini, i cili përmes një fotoje të publikuar në Instagram me Aulonën dhe operatorin shkruan ‘’Mëngjese lufte’’ #soon’ – shkruan gazetari.
Mesa duket dyshja po xhirojnë spotin e emisionit të mëngjesit në A2 që do të nisë rrugëtimin e ri nën drejtimin e Drinit dhe Aulonës.