Drita është aq shumë pjesë e ditëve tona të përditshme, sa e marrim për të mirëqenë, pak a shumë siç ndodh me forcën e rëndesës; roli i saj në jetë tonë është thelbësor, është i pranishëm në mënyrë të përjetshme dhe universale në shkencë, kulturë, art dhe zhvillimin e planetit.

Qoftë natyrale, e prodhuar nga dielli që nga fillimi i kohëve, ose artificiale dhe e krijuar nga njeriu, elementi ndriçues është aq i lidhur me realitetin tonë, sa nuk mund të imagjinohet të bëjmë pa të.

Efektet e saj janë të shumtë dhe kanë lidhje jo vetëm me mirëqenien tonë dhe shëndetin tonë psikofizik, por edhe produktivitetin tonë, të ardhurat e bizneseve dhe hapësirat sociale të qytetit.

Ja 10 të mirat që vijnë nga dritat për qytetarët, shoqërinë dhe hapësirat urbane, sipas ekspertëve dhe studimeve ndërkombëtare.

1 – Një gjumë i mirë: një ekspozim më i madh ndaj dritës natyrale zgjat pushimin e natës, duke na shtuar, mesatarisht, 46 minuta gjumë.

2 – Shëndeti i syve: drita natyrale kontribuon në reduktimin me 51% të lodhjes së syve dhe përmirëson ndjeshëm shikimin.

3 – Kursim energjetik: ndriçimi artificial përfaqsson një të tretën e konsumit të një ndërtese, ndriçimi natyral e ul konsumin energjitik me 40%.

4 – Kundër stresit: qëndrimi në dritën e diellit për 30 minuta në ditë kontribuon në reduktimin e nivelit të ankthit dhe stresit, duke rritur mirëqenien psikofizike.

5 – Depresion dhe vetëvrasje: drita natyrale rregullon disa shqetësime mes të cilëve SAD (Shqetësim Ndjesor Sezonal): kontakti i ulët me dritën e diellit është përgjegjës, në vendet nordike, për rritjen e depresionit në muajt e ftohtë dhe me pak dritë, me një rritje të ndjeshme të përqindjes së vetëvrasjeve.

6 – Ndihmon në rritjen e shitjeve në dyqane: një dyqan që ndodhet në një vend të ndriçuar mirë nga drita e diellit mund të rrisë me 40% shitjet e dyqanit.

7 – Punë më efektive: ekspozimi ndaj dritës së diellit duket se rrit me 15% produktivitetin në punë.

8 – Perspektiva e një qyteti: kombinimi mes dritës dhe artit pse dritës dhe arkitekturës i dhuron atmosferës së qytetit dhe vizitorëve mundësinë për të parë një hapësirë në një mënyrë komplet të re.

9 – Dritë dhe siguri: drita dhe instalacionet ndriçuese mund të përmirësojnë perceptimin e një hapësire, duke e bërë të ndihet më e sigurt, më moderne dhe më tërheqëse për të kaluar kohën.

10 – Identitet dhe krenari në hapësirën publike: arti i dritës kontribuon duke i dhënë një ndjenjë identiteti qytetarëve dhe duke i bërë hapësirat publike më të jetueshme dhe më tërheqëse për turistët.