Ish-ylli i Chelsea-t dhe i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, ka pranuar se ka qenë i detyruar të ndahet nga gruaja pas publikimit të një videoje intime në 2020.

“Nuk e kam zakon të flas për jetën time personale. Por, për shkak të spekulimeve të mediave, mund të konfirmoj se, fatkeqësisht, pas 20 vitesh bashkëjetesë, unë dhe Lalla kemi marrë vendimin e vështirë që të ndahemi”.

“Mbetemi të afërt me njëri-tjetrin. Mbi të gjitha, donim të mbronim fëmijët tanë dhe intimitetin e familjes sonë. Zoti të bekoftë”, ka shkruar Drogba në Instagram.

The legend posted this statement on Instagram

Deklarata e lojtarit është cituar nga The Sun.

Në një video intime, Drogba është filmuar teksa ishte me një vajzë të re pothuajse lakuriq, që ka kafshuar me shaka në shpatull ish-lojtarin.

Publikimi  i videos ka bërë bujë në mediat afrikane dhe ka qenë shkaku i ndarjes së Drogba nga gruaja.