Kënga “Valle”, bashkëpunimi i Tayna me reperin Lumi B që në momentin e parë që u lançua u përfol se ishte vjedhur nga një reper i huaj.

Shala ka kopjuar një fragment të këngës nga një artist jamaican, i quajtur Jason McDermott ose siç njihet me emrin e artit Stylo G.

Po flasim për rrjeshtat: “Pull up in a pull up in a fresh Addidas, Tayna might ride them never need gas”.

I njëjti fragment është përdorur nga Stylo G dy vite më parë në këngën e tij “Bam Bam” të publikuar më 6 shkurt 2020.

Artisti jamaican së fundmi ka reaguar në lidhje me këtë video që prej kohësh qarkullon në internet. Ai e ka ndarë fragmentin në Instagramin e tij ku krahas shkruan: “Sa më detyrohet ajo?”

Reperi madje i ka bërë edhe tag Taynës, ku i thotë: “100 mijë dollarë për një rresht ose kënga do të zhduket për 48 orë.” Deri më tani nuk kemi një reagim nga ana e Taynës…