Jemi mësuar me shifra qesharake të cilat i kërkojnë kënëgtarët shqiptarë për të përformuar, por shifra që ka kërkuar këngëtarja e njour nga Kosova, Loredana, është me të vërtetë absurde.

Bukuroshja bjonde ka kërkuar plot 120 mijë euro për të përformuar në një koncert.

Këto ditë në Zvicër është duke u zhvilluar koncerti i shqiptarëve “Alba Festival”.

Në eventin madhështor që do të zhvillohet në tokën helvete, janë të ftuar shumë këngëtarë të njohur. Mes tyre është edhe rap-artistja, Loredana Zefi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

Ajo nuk ndodhet në listën e përformuesve të koncertit, teksa së fundmi për fansat ka treguar edhe arsyen.

“Përse nuk je në Festivalin Alba?”, ka qenë pyetja që i bëri një nga ndjekësit në Instagram. Loredana nuk nguroi t’i përgjigjej shkurt, se kërkoi të paguhej 120 mijë euro.

Ditën e djeshme performuan Kida, Ermal Fejzullahu, Elita 5, PINT, Mozzik dhe Getinjo, Ledri Vula dhe Lumi B, Elvana Gjata si dhe Dhurata Dora.

Ndërsa sot pritet të përformojnë Ylli Limani, Tayna, Regard, Dardan, Ghehtto Geasy, Butrint Imeri dhe Dafina Zeqiri. Një listë e gjatë këngëtarësh, ndërsa Loredana, duhet të presë 120 mijë eurot e saj…