Dua Lipa ka dhënë një koncert fantastik në Madrid mbrëmjen e së shtunës si pjesë e Nostalgia Ultra Tour, duke u bërë për disa orë mbretëresha e kryeqytetit spanjoll.

Megjithatë, askush nuk mund ta priste atë që ndodhi pas koncertit. Imazhe që kanë qarkulluar në rrjetet sociale kanë treguar Dua Lipa-n në shoqërinë e aktorit Aron Piper, pas paraqtijes së saj në një klub nate në Madrid.

Piper është bërë i famshëm për rolin e tij si ‘Ander’ në Elite, një serial spanjoll i Netflix. Të dy artistët kanë vazhduar ftesën në një klub nate të Madridit me kërcime provokuese.

Imazhet e publikuara në rrjetet sociale lënë të kuptohet se mund të ketë diçka më shumë se sa miqësi mes aktorit 25-vjeçar dhe këngëtares 26-vjeçare.

Aron Piper i ka dhënë fund lidhjes së tij me modelen katalanase Jessica Goicoechea. Në tetorin e 2021-shit, aktori ka patur disa kontakte edhe me Miley Cyrus.

Ai i ka dedikuar një postim këngëtares amerikane me disa fotografi ku Piper ka veshur një fanellë ku lexohej “I love Miley Cyrus”, ndërsa Miley është përgjigjur me disa zemra.