Muajt e vështirë të pandemisë Covid-19 nuk kanë ndalur këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila falë albumit të saj “Future Nostalgia” ka arritur të dominojë në tregun botëror. Me këtë album, që u publikua më 27 mars 2020, ajo është nominuar për çmimin “Artistja femër më e mirë”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”.

Jo vetëm kaq, por sipas mediave britanike, Dua Lipa ka arritur të arkëtojë mbi 20 milionë stërlina (23 milionë euro) nga shitja e këtij albumi. Kjo e bën Dua Lipa një nga këngëtaret më të pasura në Britaninë e Madhe, ndërkohë që është vetëm 25 vjeçe. Shumë nga këngët e këtij albumi kanë një famë botërore, që dëgjohen anembanë globit edhe pse në kushte pandemie.