Nëna e Rita Orës, Vera, ka zbuluar disa detaje rreth jetës së këngëtares shqiptare me famë botërore. Gjatë një interviste, Vera u pyet në lidhje me personin e zemrës të së bijës.
Ajo tha se është shumë e rëndësishme që Rita të jetë e lumtur. Rita është prej kohësh bashkë me Taika Waititi. “Unë dhe Besniku duam që Rita të jetë e lumtur. Dhe ajo është e lumtur për momentin dhe kjo është pika fillestare”, tha ajo.
Sa i përket planeve për një dasmë të afërt, Vera shprehet se gjithçka mbetet në dorë të vajzës. “Tani ajo mbetet për Ritën të japë këto vendime. Kjo është një gjë që çdo prind e ka dëshirë.
Besoj që kryesore do të jetë qejfi i tyre dhe duhet të respektohet”, shtoi ajo. Nëna e yllit botëror tregoi se ka shumë dëshirë që në të ardhmen të bëhet me një nip ose mbesë nga Rita. “Unë si prind e pres me padurim të bëhem gjyshe, në të ardhmen kam dëshirë”, ka theksuar ajo.