Blogerja dhe influencerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka realizuar mbrëmjen e djeshme një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale, më konkretisht në Instagram.

Ajo ka zbuluar se dëshiron që të zvogëlojë gjoksin, për shkak të disa problemeve shëndetësore që i ka sjellë. “A ke menduar ndonjëherë të zvogëlosh gjoksin?

Unë po e mendoj për vete, por kam frikë”, ka qenë pyetja që i ka drejtuar një prej ndjekësësve blogeres së njohur.

Armina u përgjigj, ku tha se po mendon që të bëjë ndërhyrjë për shkak të skoliozës. “E kam menduar sigurisht, në të ardhmen sepse unë kam tashmë edhe skoliozë.

Por kam shumë frikë nga çdo operacion në përgjithësi”, ka shkruar blogerja e njohur në Insta Story…