Reperi i njohur shqiptar, Don Phenom, ka folur rreth jetës së tij personale dhe fillimet e karrierës në muzikë. Në një intervistë për “Jeto me Orën”, ai u shpreh se është marrë me muzikë gjithmonë por kënga në shqip ka nisur si një eksperiment.

Historikisht jam marrë me muzikë hip-hop, rrep, kam kënduar këngë anglisht. Pas një kohe shokë e vëllezër më thanë hajde provo një këngë shqip e provova dhe shpërthyen pa dashje. Në fillim thjesht ishte eksperiment por është ndjenjë shumë e mire.

Ka pasur kohë të vështira i kërkoj falje nënës dhe babës. Kur isha i vogël isha më rebel tani më i bindur më normal. I kërkoj falje nënës jo vetëm për mua. Duke qenë më i madhi besoj se isha influencë e keqe për vëllezërit.

Nëna është nënë për të nuk ka djalë të keq. Gjithmonë ka qenë suportuese. Zakonisht ka support. Lindja e djalit? Është ndryshim interesant se nuk ta merr mendja që mundesh me e dasht dikë kaq shumë. Thjesht është një ndjenjë shumë e mirë. Kur nuk jam në takime ose në punë zakonisht jam me djalin”, u shpreh Don Phenom.