Ish-deputetja e Parlamentit shqiptar, tashmë pedagoge, Nora Malaj është një nga personazhet më të spikatur në media e në komunikimin publik. Edhe pse tashmë është shkëputur nga politika, ajo vijon të jetë aktive në media, ku herë pas here është e ftuar në emisione të ndryshme televizive.

E së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ nga Ana Kallaku, në RTV Ora, ku ka folur për shumë gjëra.

Duke ditur që Nora ka një marrëdhënie shumë të mirë me nusen e djalit të saj, asaj i është kërkuar të flasë edhe rreth raportit nuse-vjehrrë, ku ka dhënë edhe një mesazh të fortë për të gjitha vjehrrat.

Ajo i këshillon t’i duan shumë nuset e djemve, pasi javë vajza që i gjejnë gati dhe do t’ia gëzojnë familjen.

“Vjen jo nga nuset, por nga ju miket e mia. Duajini fort nuset, se janë pjesë shumë e rëndësishme, jo e asaj që mendoni ju që ju marrin djalin, por e dashurisë që i japin djalit dhe mirësisë që krijojnë në familje. Dhe kjo është sfida më e madhe e shoqërisë dhe më e vëshitrë. Nisur nga eksperienca ime dhe e mamasë simë ju këshilloj që t’i doni fort nuset e djemve që janë vajzat që në fakt i keni gjetur gati dhe do t’ju a gëzojnë familjen” – tha Nora Malaj.