Vazhdojnë të bëjnë bujë në Angli duart e Princit Charles. A i keni vënë re ndonjëherë? Vitin e kaluar, djali i Mbretëreshës Elizabeth i ka përshkruar gishtat e tij si “gishta salsiçe” dhe ky përkufizim ka qenë mes fjalëve më të kërkuara disa muaj më parë, aq sa anglezët janë shqetësuar për shëndetin e mbretit të ardhshëm.

Tani, në fotografitë e ditëve të fundit, përveç fryrjes, ka rënë në sy edhe një pakujdesi për thonjtë. Me pak fjalë, Princi i Uellsit ka nevojë për një manikyr reale!

Në vitet e fundit, duart e ënjtura të Charles kanë qenë vazhdimisht në vëmendjen e medias. Shpesh është fotografuar me gishta të kuq dhe të ënjtur, dhe anglezët kanë pyetur veten nëse Princi vuante nga ndonjë patologji e veçantë.

Ka ndodhur që ndjekësit të bëjnë komente në rrjetet sociale, por vetë ai i ka heshtur të gjithë zërat duke thënë se kishte gishta si salsiçe.

Vitin e kaluar janë bërë kërkime mbi shëndetin e tij dhe në  fund në mediat angleze është arritur në përfundimin se bëhej fjalë për një mbledhje lëngjesh të krijuar nga ushqimi i kripur, jetës sedentare, por asgjë shqetësuese.