Duel milanez emocionues, kokë më kokë, për kreun e renditjes së Serie A. Në qafën e Milanit ndihet fryma e Interit, vetëm një pikë larg, distancë që shpreson ta rikuperojë sot. Zikaltrit shpresojnë një hap të gabuar nga Milani kundër Juventusit, por, në të njëjtën kohë, duhet të bëjnë më të mirën vetë, në një fushë të vështirë si “Marassi”. Aty i prit Sampdoria e Claudio Ranieri.

Vigjilenca e ndeshjes për zikaltrit u karakterizua nga enigma që lidhej me kushtet e Romelu Lukaku, i cili doli i dëmtuar të dielën nga fusha, kundër Crotone. Belgu nuk ka dëmtim, por nuk do të rrezikohet gjithsesi, ndaj do të ulet në stol.

Kandidati kryesor për ta zëvendësuar atë është Alexis Sanchez, që ka rikuperuar problemet fizike. Kiliani është përpara Perisic për të mbështetur Lautaro, protagonist me “hat-trick” ndaj kalabrianëve, në ndeshjen e fundit, që i dha atij një fillim ëndërrues të vitit 2021.

Hakimi konfirmohet në krahun e djathtë, në të majtë mund të jetë radha e Darmian. Stol edhe për Vidal. Gagliardini drejt një fanelle startuese, me të paprekshmit Barella dhe Brozovic në mesfushë. Në mbrojtje dhe mes shtyllave nuk ka befasi, me treshen Skriniar-De Vrij-Bastoni, para Handanoviç.

Ja formacionet e mundshme:
SAMPDORIA (4-4-2): Audero; Bereszynski, Yoshida, Tonelli, Augello; Candreva, Thorsby, Adrien Silva, Jankto; Keita Balde, Quagliarella. Trajner: Ranieri.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Gagliardini, Darmian; Lautaro Martinez, Sanchez. Trajner: Conte.