Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku, do zhvillojë më 25 gusht në stadiumin “Air Albania” një ndeshje historike.
Ai do të ndeshet kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez, për të tentuar titullin e dytë në karrierën e boksit “WBC SILVER INTERIM”.
Për televizionin “Euronews”, ai u shpreh se mezi pret që të ndeshet në stadiumin “Air Albania” i rrethuar nga shqiptarët dhe theksoi se nuk e mendon në asnjë moment se do të humbasë.
“Mezi pres që t’i shoh shqiptarët. E kam bërë përgatitjen në Angli. Do jetë një eksperiencë e paparë dhe mezi pres. Na duhen 10 javë përgatitje intesive në ditë.
Besoj se disiplina dhe puna e fortë do më bëjnë që të jem triumfues”, u shpreh ai. “Jam më gati se kurrë, unë jam i përgatitur për çfarëdolloj gjëje që mund të shfaqë kundërshtari”, tha Florian Marku mes te tjerash…