Florian Marku do të zhvillojë ndeshjen e tij të radhës në Shqipëri. Boksieri i njohur shqiptar do të ndeshet për herë të parë në vendin tonë më 25 gusht në stadiumin “Air Albania”.

Ditën e sotme, ai ka bërë publik edhe kundërshtarin që do të ketë përballë. Bëhet fjalë për boksierin meksikan Miguel Perra, me Florian Markun që do të tentojë titullin e dytë në karrierën e tij në ËBC Silver Interim.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Marku ka ftuar të gjithë shqiptarët të jenë të pranishëm në stadium, teksa shkruan se kjo ndeshje do të jetë për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Florian marku VS Miguel Parra  Ramirez 🇲🇽 Kam pritur gjithe karrieren time per tu rikthyer per nje ndeshje kaq te madhe ne Atdhe. Kjo eshte per te gjithe Shqipetaret dhe Shqiperine time.

Kjo eshte koha Ime, ne 25 Gusht kthehem ne Shqiperi per tu ndeshur per titullin e dyte ne karrieren time WBC Silver Interim kundra meksikanit 🇲🇽 Miguel Parra  Ramirez ne nje stadium gjigand si  Air Albania . Ju pres te gjithve atje…. I pres te gjith shqiptaret kudo qe jan neper bot ate dit ne Stadium 25 GUSHT. Biletat dalin ne shitje kete te Enjte ne oren 10:00 ne faqjen  https://al.ebileta.al/. Me shume informacione mbi biletat ne vazhdim” – shkruan Florian Marku.