Këngëtarja shumë e famshme nga Prizreni, Tayna, vazhdon të jetë një nga personazhet e artit më të komentuara në rrjete sociale.

Përvecc projekteve muzikore që ajo sjell, rap-artistja tejet shumë flitet edhe për paraqitjet e dukjet që herë pas here përzgjedh.

E në fotot e fundit, këngëtarja Doruntina Shala, që është emri i vërtetë i saj, ka rrëmbyer vëmendje me stilin e veçantë të veshjes, teksa shfaqet në një avion privat “jet”.

“Duhet të hani shumë fli për të qenë në nivelin tim”, ka qenë diccitura që ia ka vendosur postimit Tayna. Komplimentet gjithashtu kanë qenë të shumta dhe postimi për një orë mblodhi mijëra pëlqime.

Sa i përket projekteve muzikore, Tayna dy ditë më parë publikoi këngën e re në duet me reperin Azet. Për këtë kohë, projekti i dyshes kapi rreth 3 milionë klikime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)