Raportuesja për Kosovën në PE (Parlamentin Evropian), Viola von Cramon, deklaroi sot se për ta rikthyer besueshmërinë, BE (Bashkimi Europian), duhet t’ia japë menjëherë Kosovës liberalizmin e vizave. Ajo e shkroi kete gje edhe në faqen e saj zyrtare ne “Twitter”…

“Nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të ofrojë kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Për të rikthyer besueshmërinë tonë, 🇪🇺 duhet t’u japë menjëherë #vizaliberalizimin e vonuar për qytetarët e Kosovës. Ora është tani & Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë!”, shkroi Viola von Cramon.


Me heret, kryeminsitri i Kosoves, Albin Kurti, shkroi: Sot mbushen 4 vjet qe nga koha kur komisioni i Bashkimit Europian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ne jemi vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari. Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”.