Artisti i njohur shqiptar Ermal Meta, përmes disa postimeve në rrjetet e tij sociale njoftoi ndjekësit e tij se së fundmi po përballej me një problem shëndetësor.

Ai u shfaq i enjtur në fytyrë, teksa fotot kanë bërë xhiron e rrjetit përgjatë 24 orëve, me fansat e tij që janë tepër të shqetësuar.

Në një postim të publikuar ditën e djeshme në Instastory, ai deklaroi se pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës i janë fryrë prej ditësh dhe për këtë arsye Meta u detyrua të anullonte koncertet e tij.

“Pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës sime janë fryrë prej disa ditësh. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. U zgjova dje në mëngjes më keq se zakonisht, kështu këtë mëngjes. Pa dëshirë, jam i detyruar të anuloj koncertet në Peschici dhe Giffoni pasi më duhet të hetoj dhe zgjidh situatën. Me vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve dhe fansave. Shihemi së shpejti” – shkruante këngëtari shqiptar në Instagram.

Sakaq, ditën e sotme Ermal Meta ka reaguar sërish për të gjithë ndjekësit dhe mediat, që e kanë shfaqur shumë rëndë gjendjen e tij shëndetësore,ndërsa premton se do të rkthehet pas disa ditësh.

“Teksa lexoj portale të ndryshme, duket sikur jam duke vdekur. “Qetësohuni njerëz. Do çlodhem dhe kortizonët do bëjnë punën e tyre. Shihemi pas ca ditësh” – shkruan Ermal Meta, duke qetësuar kështu fansat e tij në mbarë botën.