Atdhe Xheravina dhe Efi janë dy personazhë të njohur nga publiku shqiptar përmes programit të dashurisë që transmetohet në Top Channel, ‘Përputhen’.

Ata kanë qenë ish-konkurentë të këtij emisioni, por në sezone të ndryshme, teksa përgjatë verës, Efi dhe Atdheu morën pjesë edhe në programin ‘Kepi i Tundimeve’.

Dyshja janë parë shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe jashtë dyerve të Top Channel, duke ngjallur edhe dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka.

E së fundmi, në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Efi është pyetur për marrëdhënien e saj me Atdheun.

Një nga ndjekësit e saj e ka pyetur nëse është e vërtetë që ajo dhe Atdheu janë fejuar, teksa Efi ia ka pasuar topin bukuroshit nga Kosova A është e vërtetë fejesa jote me Atdheun? Të përshëndes nga Franca, je një yll i vet të kam zemër”– shkruan ndjekësi, ndërsa Efi i përgjigjet:

Atdhe Xheravina, qyqa di gjë ti? Se unë tani e mora vesh”. 

Ky postim është rishpërndarë nga Atdheu, i cili me shaka është përgjigjur: Duro sa ta blej unazën, hahaha miss u”.