Kohet kane ndryshuar, ashtu si edhe cmimet! Ne fakt, ne Tirane nuk gjen me apartamente me qera poshte 300 mije lekeshit te vjeter brenda unazes, ndersa edhe jashte, ne fqinjin Durres, cmimet ditore te qirave per pushuesit jane rritur…

Si asnjëherë më parë, çmimet e apartamenteve me qira në Durrës për këtë sezon veror kanë kapur majat. Bëhet fjalë për një rritje prej 15%-20% më shumë se sa viti i shkuar.

Vitin e shkuar, pushuesit gjenin shtëpi me qera ditore me pagesë 10€ nata. 1000€-1300€ për m2 varion çmimi për apartamentet në vijën e parë bregdetare. Durrësi nuk konsiderohet më qyteti ku mund të pushosh lirë, kështu që turistët nga Kosova kanë zgjedhur Lezhën dhe Shëngjinin, të cilat ofrojnë cilësi më të lartë dhe çmime më ekonomike.

Sipas turistëve, një periudhë pushimi prej 10 ditësh vitin e kaluar kushtonte 150€, ndërsa këtë vit 5 ditë kushtojnë 150€. Turistët shqiptarë duket se i janë drejtuar Malit të Zi, pasi shprehen se kushtet janë më ekonomike dhe më cilësore.

Por, nese Durresi eshte ende mire, ne jug nuk mund te afrohesh! Pervec se nuk gjen dot vende, ka shkuar minimalisht 50 euro nata ne zonat me te prekura, ndersa ka edhe ato qe kane 300-400 euro nata…