Pas një ditë të ngarkuar me stres dhe të lodhshme, e vetmja gjë që mund të na sjellë në vete është një dush me ujë të ngrohtë për t’u qetësuar. Shumica prej nesh parapëlqejnë të bëjnë dush menjëherë sa zgjohen në mëngjes, por a rekomandohet dushi i mëngjesit për ta nisur ditën ‘mbarë’?

Sipas ekspertëve të huaj, ata thonë se mëngjesi duhet të nisë me një dush të ftohtë. Kjo ndihmon jo vetëm që të zgjoheni totalisht, por të mbusheni edhe me energji të reja.

Gjithashtu, dushi me ujë të ftohtë ndihmon dhe ul rrezikun e një sërë sëmundjesh.

Një tjetër përfitim sipas rekomandimit të ekspertëve, për një dush me ujë të ftohtë në mëngjes është sepse kontakti i trupit me ujin ndikon në forcimin e sistemit imunitar, pasi uji i ftohtë aktivizon sistemin nervor.

Uji i ftohtë përmirëson edhe qarkullimin e gjakut dhe ndikon edhe në humbjen e peshës.