Emisionit “Përputhen” u janë bashkuar ditën e djeshme dy djem të rinj, njëri prej të cilëve ishte edhe pjesëmarrës i reality show “Kepi i Tundimeve”.

Bëhet fjalë për Mateo Borrin, 25-vjeçarin nga Elbasani me profesion instruktor palestre. Në hyrje të tij në emision ai u shpreh se është një tip që dashuron shumë e jep shumë nga vetja por e ka të vështirë të gjejë personin e duhur.

“Kam tip që di të dashuroj shumë e të jap shumë nga vetja por e kam të vështirë të gjej personin e duhur pasi jam shumë detajist dhe jap shumë nga vetja.”- tha Mateo.

Ndërsa konkurrenti tjeter në Për’puthen, ishte Petro, i cili zgjodhi një mënyrë të veçantë për të ardhur në studio. Ai është me profesion kamionist dhe nuk kishte si të vinte ndryshe veçse me kamion. Petro Pacaj nga Kruja, është 30-vjeç dhe banon në Tiranë.