Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë vënë në karantinë dy hotele dhe kanë mbyllur të gjitha aktivitetet e skive në St.Moritz, pasi u zbulua një vatër e versionit të ri të koronavirus.

Në këtë qytet malor, ku zhvillohen garat e skive, janë zbuluar 12 raste të reja me Covid-19 edhe pse nuk janë saktësuar shumë detaje nëse bëhet fjalë për variantin anglez apo atë afrikano-jugor të koronavirus.

Gjithsesi, nga dita e martë do të zhvillohet një test masiv në St.Moritz, ku do të kryejnë tamponin rreth 5200 persona.

Në Francë, nga dita e sotme, në 833 qendrat e kryerjes së vaksinëa tni-Covid, ka nisur vaksinimi it ë gjithë personave mbi 75 vjeç. Në total janë 5 milionë francezë mbi këtë moshë që pritet të kryejnë vaksinimin.