Shqipëria është tronditur nga dy lëkundje tërmeti që janë regjistruar në zonën e Durrësit gjatë orëve të para të mëngjesit. Lëkundjet e tërmetit kanë ndodhur në detin Adriatik.

Sipas EMSC-së, lëkundja e parë sizmike ka qenë me magnitudë 3.2 ballë dhe është regjistruar në orën 03:07 të mëngjesit dhe ka qenë pranë sipërfaqes.

Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë me magnitudë 3.5 ballë dhe është regjistruar në orën 03:50 të mëngjesit. Thellësia e tërmetit ka qenë 2km.

Këto dy lëkundje kanë krijuar jo pak panik të qytetarët edhe pse nuk raportohen dëme materiale.