Turjan Hysko dhe Orinda Huta festojnë sot ditëlindjen e vajzës së tyre, Atara. Ka qenë fillimisht këngëtarja Orinda Huta ajo që ka publikuar disa foto me vajzën e saj.

“Faleminderit perëndi për mrekullinë Atara”, shkroi Orinda Huta në profilin e saj zyrtar në Instagram, krahas tre fotove të publikuara.

Ndërsa moderatori i njohur Hysko, publikoi një video me vajzën e tij në krevat, duke mos e fshehur për asnjë moment lumturinë e tij që i shfaqej në fytyrë.

Turjan Hysko dhe Orinda Huta janë prej vitesh tashmë në lidhje dashurie dhe janë një prej cifteve më të ndjekura të showbizz-it shqiptar…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)