Në harkun kohor të 24 orëve, dy tërmete kanë tronditur Shqipërinë. I pari ka qenë në qytetin e Durrësit dhe ka qenë me magnitudë 3.5 i shkallës righter.

Ndërsa i dyti ka qenë me magnitudë 4 i shkallës righter dhe ka patur si epiqendër veriun e Shqipërisë. Më saktë, në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, pranë Ulqinit.

Tërmeti i dytë ka qenë më i fortë se i pari dhe më së shumti është ndjerë në zonën e bregdetit shqiptar e Shkodër. Gjithsesi, momente paniku për të gjithë banorët, duke rikthyer në mend tërmetin e frikshëm të vitit 2019.

Gjithsesi, raportohet se nga të dy këta tërmete nuk ka patur dëme materiale apo të lënduar, por paniku te qytetarët ka qenë i madh.