Dy tornado të njëpasnjëshme kanë goditur dhe shkatërruar një pjesë të mirë të qytetit kinez të Wuhan, duke shkaktuar deri më tani 7 viktima dhe 218 të plagosur, të dhënat që vijnë nga qeveria kineze.

Gjithsesi, sipas mediave janë ende mjaft persona të humbur, që mund ta rëndojnë bilancin aktual. Dy tornado godiën qytetin kinez në harkun kohor të 90 minutave nga njëri-tjetri, duke shkaktuar mjaft dëme materiale.

Sipas një llogaritje paraprake të dëmit, mendohet se dy tornado kanë shkatërruar rreth 150 shtëpi, ndërkohë që janë rrëzuar kapanone, pemë etj. Wuhan është qyteti kinez ku u shfaq për herë të parë koronavirus.