Ai u bë i njohur për publikun shqiptar në Big Brother Albania 7, si një nga konkurentët më të fortë të këtij programi asokohe.

Sot, Meridian Ramçaj është një nga opinionistët më të spikatur në botën e televizionit. Këtë vit ai vendosi të merrte sërish pjesë e Big Brother VIP, ku qëndroi për pak javë, duke mos arritur të fitojë çmimin e madh.

Meridiani është shumë aktiv edhe në rrjetet e tij sociale, ku preferon edhe të ndajë momente nga jeta e tij.

Këtë të enjte ai ka rikujtuar të atin, i cili ka ndërruar jetë përpara dy vitesh, duke i dedikuar disa fjalë mjaft emocionuese.

“Dy vite pa e thirrur, fjalën Bab. Dy vite dhimbjeje mungese por, nuk ka rëndësi kudo jam, shpirti yt është gjithmonë me mua pasi dashuria për ty nuk vdes kurrë në zemrën time. Çdo ditë ka qenë e vështirë pa ty, sidomos kjo ditë që më kujton sa me fat kam qenë për të pasur pranë e tashmë të flas po në heshtje!

Gëzoj me kujtimin tënd por nuk mund të shuhet kurrë nga kujtesa ime, i bindur që je prezent pranë nesh në një form a në një tjetër. Qëndro në paqe!” – shkruan Meridiani në Instagram.