Oriana Sabatini me zemër të madhe. E dashura e Paulo Dybala ka vendosur të heqë dorë nga videoklipi i këngës së saj të re, të titulluar Sola, për ta ndarë atë buxhet për bamirësi.

Një thesar prej një milion e tetëqind mijë pesos argjentinas, afërsisht 12 mijë euro, që këngëtarja dhe aktorja ka zgjedhur ta përdorë për të ndihmuar disa shoqata, përfshirë një në mbështetje të kafshëve.

Njoftimin e ka bërë vetë ajo në disa intervista në Argjentinë, ku Sabatini u kthye për të prezantuar punën e saj të re diskografike.

Sabatini është një këngëtare shumë e ndjekur dhe e vlerësuar në vendin e saj, ndërsa në Itali njihet kryesisht për historinë e saj të dashurisë me yllin e Roma-s, që zgjat prej 5 vitesh.