Në një azil pleqsh, afër qytetit të Osnabruck, 14 të moshuar rezultuan pozitivë për variantin britanik të Covid-19, pavarësisht se kishin marrë tashmë dozën e dytë të vaksinës së “Biontec-Pfizer”. Testi i parë i shpejtë pozitiv u krye më 2 shkurt. Ky azil përfaqëson një rast për studim dhe alarm njëkohësisht, pasi të gjithë të moshuarit kishin marrë dozën e dytë të vaksinës më 25 janar.

Të prekurit nga varianti anglez i koronavirusit në Gjermani janë asimptomatik, ose me simptoma të lehta, njoftojnë autoritetet: “Ka vetëm pacientë asimptomatikë dhe njerëz me simptoma të lehta të infeksionit, të cilat, gjithashtu mund të jenë një efekt pozitiv i vaksinës”. Sidoqoftë, nuk është ende e qartë kur të moshuarit u infektuan.