David Alaba duket se e ka ndarë mendjen dhe nuk do të rinovojë me ekipin e Bayern Munchen. Ai nuk ka pranuar ofertën e gjermanëve dhe po sheh mundësitë e reja për të ardhmen e tij.

Kontrata aktuale skadon në verë dhe austriaku është i lirë të bisedojë me klubet e tjera që tani. Real Madridi duket skuadra e favorizuar për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Bayerni është dorëzuar, ndërsa Barcelona u tërhoq për shkak të problemeve financiare. PSG dhe Manchester United janë dy ekipet e mbetura në garë për të rrëmbyer kartonin e tij së bashku me Realin.