John Toshack, ish-trajner historik i Real Madrid, ka dhënë mendimin e tij mbi Gareth Bale, duke i dhënë një këshillë uellsianit për të ardhmen.

“Shpesh, nuk është lojtari që ka probleme. Mendoj se janë atë që përfaqësojnë interesat e tyre”, ka thënë Toshack për Goal, duke iu referuar menaxherit të Bale, Jonathan Barnett.

“Ne mendojmë se menaxherët mendojnë për interesat e lojtarëve, por kjo nuk është e vërtetë. Kur një lojtar arrin një moshë të caktuar dhe ka vetëm një vit në kontratë, atëherë fillon zhurma”.

“Nëse do t’i jepja një këshillë Bale, do t’i thoja: ‘injoro menaxherin tënd dhe merr një vendim i vetëm'”.