Numër i ri në fanellë për Kingsley Coman. Nga 29 në 11, ndoshta një shenjë e qëndrimit në Mynih edhe për shumë vite për ish-juventinin.

Anësori francez sulmues do të veshë fanellën që më parë i përkiste Douglas Costa dhe që në të kaluarën i përkiste Karl-Heinz Rummenigge, Stefan Effenberg, Lukas Podolski, Ivica Olić dhe James Rodriguez.

Kështu që ky sinjal mund të jetë i rëndësishëm për francezin që dëshiron të vazhdojë aventurën e tij te Bayern Munich, aty ku ka fituar gjithçka tashmë.