Një  ndër modelet më  në zë në Shqipëri, është padiskutim Kristina Baki. Ditën e djeshme, modelja ka qenë mjaft e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj, por dhe replikave që ka bërë me fansat e saj në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, modelja Kristina Baki solli në jetë dhe vogëlushen e saj, që e pagëzoi me emrin Siera. Bakit i është dashur pak kohë për t’ju rikthyer formave perfekte fizike dhe këtë e ka treguar përmes postimeve në Instagram.

Ditën e djeshme, ajo është përballur me akuza se ka bërë ndërhyrje në gjoksin e saj, por Kristina Baki ka replikuar direkt, duke i hedhur poshtë të gjitha këto spekulime.

“E bëre dhe ti gjoksin”, i shkruan një prej komentuesve, ndërsa Baki i kundërpërgjigjet: “Ma bëri goca edhe mua. Kodra mbas bregut.

Po më vinka keq se qenke edhe nënë vetë, po mesa duket i paske dhënë formulë ti. Gjithsesi qëndro në linjë dhe flasim pas një viti kur të mbyll gjidhënien. Të përshëndes.”, ka shkruar Kristina…