Moderatorja e njohur shqiptare, Fjoralba Fonari, ka bërë një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët janë interesuar për shtatzëninë e mikeshës së saj, Einxhel Shkira. “Thuaj Einxhel të na tregojë, si ju tregoi që është në pritje të ëmbël”, i është drejtuar një ndjekës Fjoralbës në rrjetin social “Instagram”.

Fjoralba i kërkoi të gjithëve të kenë durim dhe të respektojnë gjendjen e Einxhel. Sipas moderatores, përtej dëshirës së mirë për të ditur për të dhe bebin, është Einxhel ajo që vendos sa do të ndajë me ndjekësit e saj. “Po marr kohën të të përgjigjem pak më gjatë për shumë pyetje në lidhje me të dhe pse pyetja jote në vetvete është dashamirëse.

Përtej entuziazmit dhe dëshirës së mirë që keni për të dhe bebin, duhet të jeni dhe pak mirëkuptues dhe të durueshëm me atë që ajo po përjeton. Është në periudhën më të bukur dhe më sfiduese të jetë së saj. Çdo shtatzëni është e ndryshme që nga përjetimet psiko-emocionale deri tek ato fizike.

Marr me dhjetëra mesazhe në ditë me kërkesa nga më të lezeçmet deri tek më absurdet në lidhje me të. Ndërkohë mendoj me vete: A është vërtetë kaq e vështirë të respektohen vendimet dhe përjetimet e saj emocionale, pa presione dhe kërkesa që shkojnë përtej asaj që ajo dëshiron apo mundet të ndajë?”, shkroi Fjoralba.