“Kush ka vajza, botën ka!” – me titullin e kësaj kënge mjaft të njohur të Irma Libohovës, aktori i dashur shqiptar, Agron Llakaj ka uruar të bijën për ditëlindje.
Alkida e tij feston sot ditëlindjen e saj të 37-të, teksa urimi i veçantë i të atit, një personazh publik në Shqipëri prej vitesh duhet ta ketë emocionuar shumë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Agron Llakaj ka ndarë një foto familjare, në shoqërinë e partneres së tij dhe vajzës e djalit.
Krahas fotos, ai shkruan edhe një dedikim të veçantë, duke i uruar ditëlindjen. Aktori shkruan se sa do vite të kalojnë, ai dhe e shoqja do ta duan çdo ditë sa qielli e bota.
“Kush ka vajza, botën ka! Edhe 100 bija jonë Alkida! Gëzuar ditëlindjen, me shëndet dhe bekime e zemrën plot! Sa do vite të kalojnë, mami dhe unë do të themi të njëjtën fjali zemre- Të duam si çdo ditë, sa qielli e sa bota!” – janë fjalët e Agron Llakajt.
Një urim të veçantë prej babai për të bijën!
View this post on Instagram