Data 26 shtator qenka e shënuar në kalendarin e gazetares dhe moderatores Aulona Musta si një ditë e shenjtë. Kjo sepse në këtë datë ka ardhur në jetë vogëlushja e saj, Amara.

Kështu, Amara festoi sot ditëlindjen e saj dhe sigurisht që për familjen e Aulonës kjo ka qenë një ditë e veçantë, e mbushur me urime dhe sigurisht edhe argëtim.

Vetë moderatorja i ka kushtuar të bijës një dedikim tejet emocionues, duke na treguar edhe vlerat që ka e vogla e saj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Aulona i premton Amarës publikisht se ajo dhe partneri i saj do të jenë gjithmonë pranë saj.

“26 shtatori, dita e shenjtë në kalendar për ne. Dita kur ti Amara, bekove jetën tonë. E ndjeshme dhe e fortë, empatike dhe luftarake, e dëgjuar dhe e pavarur, pa patur frikë t’i shkojë deri në fund mendimit të vet, vajza që dashuron pianon dhe boksin në të njëjtën kohë, vajza me zemrën e madhe që ndalon të ushqejë qentë dhe macet, nuk vret mushkonjat se i ka xhan dhe nuk do të lyhet me krem plazhi se ka frikë mos dëmton peshqit…e shumë e shumë të mira të tjera që më bëjnë kaq krenare për ty.Të uroj vetëm shëndet dhe jetë, pasi çdo gjë tjetër e di që do ta arrish vetë. Ne do jemi gjithmonë aty për ty. Në çdo moment. Në çdo arritje. Në çdo sfidë! Të duam shumë!”– shkruan Aulona Musta në Instagram, duke na emocionuar e rrënqethur me këtë urim të bukur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)