Për Robert Berishën dhe Nora Istrefin, sot është një ditë feste. Vogëlushja e tyre, Rene, feston sot ditëlindjen e saj të 8-të dhe në një ditë kaq të bukur. nuk ka munguar urimi i babi Bertit

Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku Roberti dhe Rene shfaqen duke luajtur në piano, ai uron të bijën me disa fjalë të përzgjedhura nga zemra e tij.

‘Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen!’- shkruan Roberti krahas videos së publikuar në rrjetet e tij sociale.

Edhe pse të divorcuar prej disa vitesh, Roberti dhe Nora kanë treguar se për të bijën janë gjithmonë aty.