Kjo e hënë ka qenë dita e parë e shkollës për rreth 29 mijë nxënës shqiptarë.

Edhe për shumë personazhe të njohur në vend, kjo ditë ka qenë tepër e veçantë, teksa kanë shoqëruar fëmijët e tyre drejt bankave të shkollës.

Në morinë e dedikimeve dhe postimeve, ra në sy urimi i Gent Zenelajt për të bijën, që sot shkoi në shkollë për herë të parë në shkollë.

Aktori ka postuar një video në rrjete sociale, ku shihet i ulur me të bijën në bankë ndërsa i pëshpërit edhe diçka në vesh që e zbulon në tekstin urues.

“Të qoftë i mbarë rrugëtimi i dijes bija ime. Do zoti nuk do t’i harrosh kurrë fjalët që të pëshpërita në vesh. Argëtohu dhe mos frikë nga asgjë dhe nga askush, ‘do jem përjetë me ty’” – shkruan Gentian Zenelaj.

Një dedikim vërtetë emocionues nga aktori, që ka një marrëdhënie speciale me të bijën, Arian.