Bayern Munchen i vë sytë Antony, anësori sulmues i Ajax tani i angazhuar në Lojërat Olimpike me kombëtaren braziliane.

Kur u pyet për këtë, lojtari i tha BandSports: “Këto janë pyetje për agjentët e mi dhe familjen time.

Të gjitha përpjekjet e mia janë tani në Lojërat Olimpike, duke shpresuar të kualifikohem në raundin tjetër”.

21-vjeçari Antony shënoi 9 gola dhe shërbeu 8 asistime në Eredivisie sezonin e kaluar.

Ajax ndërkohë është mbrojtur duke blerë Steven Berghuis nga Feyenoord.